Kush është Monego, çfarë ka ofruar në Kosovë dhe kush janë investitorët?

Prishtinë | 28 Jan 2020 | 17:06 | Nga Ekonomia Online

MONEGO është institucion mikrofinanciar  jo-bankar që ofron kredi të shpejta konsumuese në Kosovë, që nga viti 2017.

Falë teknologjisë informative të avancuar që përdor Monego, ka sjellë në Kosovë shërbime të reja dhe shumë inovative, duke u mundësuar klientëve financim super të shpejtë dhe vetëm me letërnjoftim, proces të plotë online të marrjes së kredisë dhe çasje të lehtë në shërbimet dixhitale përmes internetit (PC, Laptop apo Telefon).

Themeluesi dhe pronari i Monegos, Aigars Kesenfelds, thotë që për shërbimet dhe produktet të cilat Monego i solli në Kosovë, kishte shumë nevojë: “Produktet dhe shërbimet qe i ofrojmë ne janë produkte dhe shërbime inovative që institucionet tjera financiare tradicionale si bankat nuk i ofrojnë si për shembull kredi të vogla për afate të shkurtëra kohore. Prandaj ne kemi sjellur pikërisht këto produkte për të plotësuar këtë nevojë në tregun e Kosovës.”

“Ne kemi ofruar shërbime pa burokraci, në volitshmëri për konsumatorin, të bazuar në shpejtësi dhe kualitet të shërbimit” shton Kensenfels.

Për një periudhë të shkurtër operimi, Monego ka punësuar mbi 200 persona si dhe ju ka ofruar shërbime mbi 85 mijë klientëve.

Deri më tani Monego ka investuar rreth 12 milion euro në tregun e Kosovës dhe përveç parave ka investuar resurse, teknologji, në ndërtimin e infrastrukturës, ndërtimin e softuerit, ndërtimin e mostrave të rrezikut, mostrave të të dhënave etj. Pra Monego ka planifikuar që të bëjë biznes për një kohë të gjatë në Kosovë.

Kush janë investitorët e MONEGOs?

Investitorët e Monegos, vijnë kryesisht nga shetet e Bashkimit Evropian, përmes kompanisë inovative Mintos, që merret me investime financiare.

Mintos ju mundëson qytetarëve të ndryshëm që kursimet e veta, t’i investojnë përmes investitorëve privat në shkallë të madhe në tregun global dhe është lider në këtë fushë në Evropë.

Mintos deri më tani ka mbi 200 mijë përdorues të cilët shumica vijnë nga vendet e Bashkimit Evropian si Gjermania, Polonia, Spanja, Austria, Holanda,etj.

Sipas bashkëthemeluesit të Mintos, Z. Martin Walters, Mintos punon me më shumë se 70 kreditorë të parë që vijnë nga më shumë se 30 vende të ndryshme dhe Monego është një nga këta kreditorë të parë me të cilët Mintos punon.

“Para se ne të punojmë me ndonjë kreditorë të parë, ne kryjmë proces të rreptë te kontrollit, ku i shqyrtojmë disa gjëra si: huat qëi jep kompania, si është performanca e tyre, si është shkalla e mospagesës, sa është shkalla e ripagesës sepse ne kemi obligim ndaj investitorëve tanë dhe duhet të sigurohemi mirë për investimet e tyre”, tregon Drejtori Financiar i Mintos, Z. Walters.

“Përveq kësaj, ne e shikojmë pastaj edhe kompaninë e cila i lëshon këto hua, duke shikuar menaxhmentin e kompanisë, i shqyrtojmë proceset, procesin e lëshimit të huave, e shikojmë gjendjen financiare të kompanisë si dhe shqyrtojmë mjedisin rregullativ në vend ku operohet se a duhet licence për biznes të caktuar etj.

Monego si çdo kreditor tjetër i huasë, ka kaluar nëpër këtë proces tek ne dhe në janar 2019,iështë bashkuar platformës tonë, pasi që procesi rezultoi pozitiv”,përfundon Walters.

Pronarët e Monegos janë investitorë shumë të suksesshëm që operojnë me sukses në shumë shtete të botës, duke përfshirë edhe Ballkanin.

Të ngjashme