Çuditet njeri çka kupton nëse vetëm pak lexon e mendon edhe i përdorë neuronet. U kënaqën njerëzit tu folë për oligarkët. Edhe luftë po ju shpallin. Papapa, jau kanë shti frikën në palcë. Ta merr mendja e kemi zbuluar time-machine dhe jemi pak para fillimit të revolucionit të vitit 1917. A kuptojnë çfarë flasin e pretendojnë disa zyrtarë të lartë?
A e din kush është oligarku kryesor në Kosovë? Ok, qe po e elaborojmë pak, ndoshta kjartësohet sadopak. Ja definiconi i parë për oligarki: “Një oligarki është një qeveri ku një numër i vogël njerëzish mbajnë të gjithë pushtetin politik”. Ju lutem tash me tregoni kush është oligarki kryesor në Kosovë?
Edhe një definicion tjetër kush është oligark: “Një oligarki është një organ qeverisës i disa individëve të fuqishëm që mbajnë të gjithë autoritetin politik.” A po kuptohemi? A me vazhdu ende ndoshta..
Dikush mundet me thanë, “jo i dashur, oligark vetëm të pasurit munden me qenë!”. As kjo nuk qëndron, se me AI bëra kërkime disa orë me e specifikuar. Ja çfarë thuhet: ” Oligarkia është një formë e qeverisjes ku pushteti është i përqendruar në duart e një grupi të vogël të personave të pasur ose të NDIKUESHËM…ky grup i vogël e mban kontrollin e rëndësishëm mbi procesin e marrjes së vendimeve, që mund të ketë një ndikim të madh në shoqëri dhe institucionet e saj.” Kjo nënkupton që për me qenë oligark, nuk do të thotë të jesh i pasur, mjafton me qenë me ndikim!
Në esencë, oligarkia është kur një grup i fuqishëm, apo një grusht i ngushtë njerëzish marrin të giitha vendimet në një vend… vendimet e të cilit grup mund të shkaktojnë dhe sjellin pasoja të vështira për shoqërinë apo shtetin.
Tash ju mendoni dhe vendosni vet kush janë oligarkët dhe kush është oligakri kryesor në Kosovë.