Nëse kërkoni në internet, “njeriun më të famshëm të zhdukur në YouTube” (“the most famous missing person on You Tube”), rezultati do të jetë Lars Mittank.
Imazhet e fundit që ka për të, vijnë nga aeroporti i Varnës në Bullgari dhe datojnë në 8 korrik 2014. Pastaj asgjë. Më shumë se 16 milionë ndjekës kanë parë dhe riparo videot e shpërndara në rrjetet sociale dhe përmbajtja është analizuar deri në detajin më të fundit. Kanë qarkulluar teori të shumta, nga vetëvrasja, deri te trafiku i organeve, thuhet në shkrimin, që e transmeton Shqip.
Ditët në fillim – Lars Mittank, ishte 28 vjeç dhe po kalonte disa ditë pushimi me miqtë në resortin “Golden Stats”, në bregdetin bullgar. Mbrëmjen e 6 korrikut 2014, u përfshi në një grindje me katër persona të tjerë. Motivi ishte futbollistik: Lars bënte tifo për Verder Bremenin, të tjetër për Bajernin e Mynihut. Por debati i dhunshëm sportiv i kushtoi shtrenjtë: dëmtim të dëgjimit në vesh. Kosta Kostov, mjeku që e vizitoi, i rekomandoi një antibiotik dhe nuk e këshilloi të ngitej në avion në ato kushte. Ndërsa miqtë e tij u kthyen në Gjermani, ai kërkoi një hotel ekonomik ku të qëndronte për disa ditë.
Sjellja e çuditshme – Dhe nga ai moment gjërat ndryshuan. Lars nis të sillet në mënyrë të pazakontë. Gjatë natës që e kaloi i vetëm, qëndroi zgjuar, i frikësuar dhe paranojak. Telefonata e fundit është e nënës së tij: i kërkon të fshijë kartën e tij të kreditit dhe i thotë se disa persona po e ndiqnin për ta grabitur ose për ta vrarë. Gruaja, Sandra Mittank, tregon më pas për televizionin gjerman, se mund “ta dëgjonte zemrën e tij që rrihte fort, pavarësisht se ishte në telefon”. Pastaj bie linja…
Imazhet e fundit – Një ditë më pas, Lars kthehet tek mjeku në aeroport. T-shirt i verdhë, pantallona xhinse deri në gju, ka me vete bagazhe, gati për t’u nisur. Në imazhet pasardhëse shfaqet teksa vrapon tek ambulatori dhe pastaj nga ndërtesa. Valixhet qëndruan në pasionon e dhomës së mjekut. Siç shkruan “The Sun”, doktor Kosto kujton që ishte nervoz dhe sillej në mënyrë të çuditshme. Kur një pacient tjetër hyri në ambulator, i ulëriti: “Nuk dua të vdes këtu. Duhet të dal që këtu”. Dhe kemarat e sigurisë e filmojnë në rrugë. Kur del nga rrezja e objektivit, zhduket përgjithnjë. Dyshohet se humbet në pyllin pranë aeroportit.
Videot në “You Tube” – Gjatë katër viteve kërkime, janë publikuar shumë video në “You Tube”. Por para së gjithash Lars Mittank është gjithnjë në “top ten” e njerëzve të zhdukur më të famshëm. Dhe nëse kërkon “the most famous missing person on You Tube”, i tiji është emri i parë që shfaqet. Ndoshta sepse personat e parë që kanë kontaktuar prindërit, i kanë thënë se kanë parë djalin e tyre, duke iu referuar filmimeve në platformë. Ndërkohë, gjithçka që ka mbetur nga ai, janë imazhet dhe ato kanë regjistruar deri tani mbi 16 milionë klikime dhe vazhdojnë të publikohen video të tjera. Por jo vetëm, shumë ndjekës kanë analizuar deri në detaj videot për të kuptuar ku mund të ketë shkuar i riu dhe nga se kishte frikë. Kanë qarkulluar shumë teori. Disa jo shumë pozitize, si ajo që djaloshi mund të ketë vdekur. Disa të tjera më konspirative, që kanë të bëjnë me trafikun e organeve, apo grabitjen.
E vërteta është që as policia e as investiguesit privatë të pajtuar nga familja, kanë arritur të gjejnë detaje më shumë mbi zhdukjen e tij.