Dielli duke rrëzuar, teksa drejtoresha e fotografisë Halyna Hutchins i buzëqesh kamerës ndërsa xhiron veten duke hipur në shkretëtirën e New Mexico me kalë.
Ky ishte postimi i fundit në Instagram i shpërndarë nga nëna e martuar, që kishte një fëmijë përpara se ajo të qëllohej aksidentalisht me armë zjarri dhe të vritej nga aktori Alec Baldwin dje, kur ai qëlloi me një armë gjatë xhirimit të një skene për filmin e ardhshë, “Rust”.
E lindur në Ukrainë dhe e rritur në një bazë ushtarake sovjetike “e rrethuar nga nëndetëset”, Halyna, 42 vjeçe, kishte kaluar kohë në Evropë duke punuar në dokumentarë britanikë para se të transferohej në Los Angeles, ku kishte krijuar karrierën e saj – dhe krijoi një familje, shkruan DailyMail.
E kujtuar nga miqtë si një ‘shpirt i sjellshëm’ dhe ‘i dashur’, Halyna jetonte në Venice Beach, Kaliforni, me burrin e saj Matthew, një avokat dhe djalin e tyre Andros, të cilin ajo e quante me dashuri ‘burri i saj i vogël’.
“Ajo e donte atë shumë dhe i pëlqente ta shikonte atë duke u bërë djali i pashëm që është sot”, shkroi një mik. “Unë e di se ajo po kujdeset për të dhe Matt në këtë kohë tmerrësisht të frikshme”, shkroi tutje ajo.
Ajo ishte gjithashtu jashtëzakonisht e respektuar për punën e saj si drejtoreshë e fotografisë dhe ishte cilësuar si një ‘yll në rritje’ nga bashkëmoshatarët e saj. Pas qëndrimeve si gazetare investigative dhe fotografe e modës, karriera e Haylna-s po bëhej nga forca në fuqi kur jeta e saj u ndërpre në mënyrë kaq tragjike.