Një transformator i Tensionit të Lartë ka shpërthyer në autostradën Tiranë-Durrës, ku si pasojë mbetën të plagosur tre persona të cilët janë transportuar në Spitalin e Traumës.
Të plagosur janë Gjergji Sula, Sari Çollaku dhe Fari Çollaku.
Ndërsa pasi mori ndihmën e parë në spital Gjergji Sula nuk arriti t’i mbijetojë dot plagëve duke humbur jetën.
“Rreth orës 12.00, në autostradën Tiranë – Durrës në afërsi të një objekti në rekonstruksion si pasojë e një shkëndije elektrike ka shpërthyer një transformator elektrik.
Si pasojë e shpërthimit kanë mbetur të dëmtuar 3 punonjës e këtij objekti shtetasit GJ. S, S. Ç dhe F. Ç të cilët u dërguan në spital për ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes”, njoftoi policia.