Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku thotë se Presidenca, Qeveria, AKI-ja e Policia po e bëjnë horë shtetin e Kosovës.
Abdixhiku ka përmendur pesë probleme aktuale të Kosovës, që sipas tij, po e dëmtojnë imazhin e Republikës së Kosovës.
“Pra, në pak fjalë, Kosova ka: Një President që e armiqëson vendin e vet me aleat. Një Kryeministër që s’din çfarë i ndodhë në Qeveri. Një Ministër që i raporton partisë jo qeverisë. Një intelegjencë në shërbim të një shteti tjetër. Një polici që kidnapon e deporton pa procedurë. E në fund një shtet që bëhet horë me të gjithë”, ka thënë Abdixhiku.
Sipas Abdixhiku, gjendja aktuale në Kosovë është e mjerueshme.
“Kjo është gjendja mjeruese e Republikës sonë. Në këtë gjendje theqafje na sollën këta sot. Kaos, turpërim, mosdije e papërgjegjshmëri. Kaq dinë, kaq bëjnë”, ka thënë deputeti i LDK-së.