Mbështetja që Kishat Ortodokse serbe ndër vitet mbështesin kriminelët e tyre serbë, nuk është një risi. Por tani dalin edhe raportet për financimin e Partisë Progresive Serbe të Aleksandër Vuçiqit. Një hulumtim të një medie, që ka publikuar eksperti i çështjeve të sigurisë, Agim Musliu, tregohet qartë se donator i më i qëndrueshëm si SNS në dy vitet e fundit është manastiri Tumane dhe rrjeti i fanatikëve fetarë që e vizitojnë këtë manastir rregullisht.
“Si kthehen fondet për Kosovën në karburant politik për Vuçiqin. Donatori më i madh dhe më i qëndrueshëm i Partisë Progresive Serbe (SNS) gjatë dy viteve të fundit nuk rezulton të jetë ndonjë oligark, kartel ndërtimor apo investitor i huaj me llogari ofshor. Përkundrazi – është manastiri Tumane dhe rrjeti i fanatikëve fetarë që e vizitojnë atë rregullisht”, ka shkruar Musliu në rrjetin e tij social “facebook”.
Ai ka shkruar edhe për miliona eurot që ndahen çdo vit për Kosovën.
“Ky fakt duhet parë në lidhje me destinimin e mjeteve që kinse ndahen për Kosovën, rreth 600 milionë euro çdo vit, për të cilat nuk jepet asnjë transparencë. Ka çdo gjasë që një pjesë e këtyre fondeve, përmes kompanive të lidhura me SNS, të deponohen në Kishën Ortodokse Serbe e më pas të përfundojnë në financimin paralel të partisë së Vuçiqit”, ka shkruar mes tjerash Musliu nga instituti “Octopus”.
Më tej, Musliu ka theksuar, “Kjo është skema përmes së cilës regjimi i Beogradit jo vetëm që mashtron qytetarët e Serbisë, por edhe përdor Kosovën si justifikim për të gjeneruar para politike dhe për të forcuar pushtetin e tij autokratik”.