Është interesante t’i shohësh në një pamje të përgjithshme, profilet, figurat “personalitetet”, partitë politike dhe profilet e zyrtarëve të tyre, të angazhuar, të koordinuar e të bashkrënduar në krijimin e një opinioni publik anti VV.
Nëse do t’i kategorizonim këta talentë, fare lehtë është t’u gjesh kryegjënë që ata i shquan:
Janë të friksuar nga Vetëvendosja. Nga Albini. E dinë që LVV Albini nuk janë hakmarrës por gjithashtu e dinë se Albini i do njerëzit e guximshëm, ditur, atëdhetarët e vërtetë dhe idealistët. Albini është aleati i shoqërisë progresive të moralshme, punëtore e të ndershme.
E dinë që shoqëria progresive dhe atëdhedashëse do të rigjej hapsirat e humbura për të punuar në ndërtimin e shtetit të së drejtës me zhvillim ekonomik e social.
Sistemi i vlerave perëndimore i instaluar në shtet e në politikbërje mund të mos jetë aleati i të frikësuarve që po kokorisin ditë e natë kundër votës së shpresës më 6 tetor.
Qetësohuni, kjo është rrjedhë e natyrshme e gjërave sepse ky është mision i pa ndalshëm thellësisht kombëtar, emancipues e progresiv i Albinit. Është agu i një kohe tjetër.
(Autori është deputet i Vetëvendosjes)