Suprematistët e Bardhë janë pas shumicës së sulmeve terroriste në SHBA që ndodhën në tetë muajt e parë të këtij viti, sipas një raporti nga Qendra për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare (CSIS).
Suprematistët e bardhë, djathtistët radikalë janë përgjegjës për 67 përqind të sulmeve terroriste dhe të majtët radikalë për 20 përqind të sulmeve.
Raporti nga Qendra për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare nuk përfshinte krimet e urrejtjes, protestat dhe trazirat që ndodhën pas vrasjes së afro-amerikanit George Floyd.
Pjesëmarrësit në protestat anti-raciste që u zhvilluan këtë verë ishin në shënjestër të SSprematistëve të bardhë.
Dhuna mund të rritet
Numri i sulmeve nga e djathta mbeti pothuajse i njëjtë krahasuar me vitin e kaluar, ndërsa numri i sulmeve nga të majtët radikalë u rrit katër herë në krahasim me periudhën e përmendur dhe pesë persona u vranë në këto sulme.
Studiuesit paralajmërojnë se dhuna mund të rritet vitin e ardhshëm, duke përmendur ndarjet politike, një pandemi të virusit koronar, përkeqësimin e kushteve ekonomike, padrejtësitë racore dhe faktorë të tjerë.