Ismail Rugova, djali i axhës së ish-presidentit Ibrahim Rugova ka folur për problemet e Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Rugova ka thënë se problemet në LDK u thelluan edhe më shumë pas vdekjes së ish-presidentit Ibrahim Rugova.
“Sot të flitet për problemet e LDK-së është e vështirë pasi këto probleme i kanë themelet prej mbi 10 vjet dhe askush s’i ka riparuar. Telashet që kanë filluar që nga viti 2007 ose pas vdekjes së presidentit Ibrahim Rugova, i kanë lënë të thellohen dhe u panë tash grumbullimi i atyre problemeve dhe i mori uji ku në këto zgjedhje e pasuan keq”, thotë Rugova.
Kushëriri i presidentit të ndjeri foli edhe për dorëheqjen e ish-kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa dhe kthimin e Vjosa Osmanit në parti.
“Zotëri Mustafa tash është keq më thënë është dashtë të tërhiqet dhe me ofendu pasi ai është akademik, por është dashtë të bëhet punë tjetër. Mbase as ai s’ka mundur të bëjë shumë pasi mund ta kenë penguar bashkëpunëtorët por ne nuk i dimë këto punë. Keq është që LDK-ja ka rënë në këto pozita, pasi Kosova është keq të mbetet pa LDK-në”, ka thënë ai për Klan Kosova.
“Vjosa ka marrë gjysmën e elektoratit dhe kjo u pa kur mori 100 mijë vota. Me ftesa zonja Presidente nuk kthehet në LDK më. Edhe me u kthy nëse zgjidhet presidente nuk i duhet më LDK-së”, ka thënë ai.