Njohja e gjuhës gjermane dhe mosha do të jetë kushtet e reja të cilat do të hyjnë në fuqi nga 1 marsi i vitit të ardhshëm për qytetarët e Ballkanit që duan të punojnë në Gjermani.
Këto rregulla janë paraparë me Ligjin e Emigracionit, tani zotërimi i gjuhës gjermane do të jetë një kusht i rëndësishëm pa të cilin s’mund të punoni. Edhe mosha do të jetë një nga kushtet, por akoma nuk është përcaktuar saktë, por e vërteta është se Gjermanisë deri në vitin 2060 i duhet edhe 400 mijë punëtorë.
Drejtori i departamentit për hulumtim të migracionit në Byronë Federale të Punësimit të Gjermanisë (IAB), Herbert Brucker, ka thënë se vendi duhet të hapë tregun e tij të punës për vendet e tjera pasi burimi i punës nga vendet e Evropës Jugore dhe Lindore është tashmë është përdorur maksimalisht. Eksperti gjerman për migracionin thotë se deri në vitin 2040 rreth 35 përqind e popullsisë gjermane do të ketë prejardhje të huaj.