Kushtet e Kurtit për Asociacionin, janë të përfshira në Marrëveshjen e vitit 2015

Prishtinë | 02 Shk 2023 | 13:08 | Nga Rrahman Paçarizi

Gjashtë kushtet e kryeministrit Kurti e bëjnë Asociacionin më pak të rrezikshëm. Ato pika janë të përfshira në Marrëveshjen e vitit 2015, madje edhe kushtëzimi i zbatimit të Asociacionit me njohjen është të parimet e dialogut te Brukselit.

Plani franko-gjerman e rihap dialogun për Asociacionin më shumë gjasë që të avancohet në autonomi për veriun. Prandaj ka një kërkesë amerikane që përmes implementimit të marrëveshjes së vitit 2015 të shpëtohet çka mund të shpëtohet në këto rrethana.

Shpresoj që kryeministri i Kosovës t’ua këtë prezantuar me kohë partnerëve ndërkombëtarë këto kushte.

Nëse s’e ka bërë këtë, është vonua shumë dhe kjo vonesë është e barasvlefshme me qasjen e re të sekretarit amerikan, Blinken, ndaj Serbisë.

Nuk besoj që na ndihmon gjë, nëse ia rikujtojmë kryeministrit Kurti, opozitarin Albin.

Të ngjashme