NISMA Socialdemokrate deri më tani nuk ka shfaqur asnjë shenjë se do të shkoj në koalicion parazgjedhor me ndonjë parti politike. Ketë mendim kur kemi biseduar këtyre dite e kam mbështetur fuqishëm. Çdo parashikim tjetër i njerëzve të mençur është i pabazuar dhe keqdashës.
Sipas mendimit tim, NISMA Socialdemokrate nuk duhet ta përjashtonte edhe mundësin e koalicioneve me asnjë parti politike, përfshirë edhe Partinë Demokratike të Kosovës. Vendosja e vijave të kuqe deri më sot në praktikën tonë politike nuk janë treguar serioze. Në ketë rrugë nuk kemi pse ecim.
Në një situatë të tillë, sikur të ndodhte oferta për koalicion me PDK-në apo ndonjë parti tjetër, NISMA Socialdemokrate do të duhej t’i parashtronte kërkesat e saja dhe kërkesat e sajë, sipas mendimit tim do të ishin:
Pra nëse PDK do të pranonte ketë ofertë, unë do t’i propozoja Këshillit Kombëtar të NISMËS Socialdemokrate të hynte në koalicion parazgjedhor me te. Pa një ofertë të tillë publike nga PDK apo ndonjë parti tjetër, unë jo vetëm që nuk do t’i sugjeroja KK të NISMËS Socialdemokrate koalicion e mundshëm, por do ta kundërshtoja fuqishëm.
Qëllimi i këtyre kërkesave është që të ndërpriten pazaret politike (siç ka ndodhur shpesh deri më tani), të fillohet me koalicione transparente me qellim që në Kosovë të ndërpritet keqqeverisja dhe të fillon funksionimi i institucioneve Kushtetuese sipas ligjeve në fuqi.
Krejt në fund:
Duke e njohur përvojën e koalicioneve të deritashme jam i bindur se një ofertë e tillë serioze vështirë që do të ndodh, prandaj nuk do të ndodh as koalicioni: NISMA Socialdemokrate – Parti Demokratike të Kosovës.
I kisha sugjeruar edhe partitë e tjera politike, nëse vendosin të bëjnë koalicione parazgjedhore e pas zgjedhore, të jenë transparente dhe të kenë qellim Qeverisjen e mirë e me njerëz kompetentë! Realiteti ynë, sidomos pas pavarësisë po flet se Republika e Kosovës është qeverisur nga njerëz jo kompetent. Kjo praktikë duhet të ndërpritet njëherë e mirë!
NISMA SOCIALDEMOKRATE ËSHTË GATI PËR NDRYSHIMIN! E JU?
P. S.
Le të shërbej ky mendim i shfaqur si propozim për krijimin e koalicioneve të mundshme parazgjedhore e pas zgjedhore!
(Autori është kryetar i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate)