Gjykata Kushtetuese ka publikuar aktgjykimin në rastin KI02/23, lidhur me kërkesën e Dervish Tahirit, duke konstatuar se Komuna e Prishtinës ka shkelur nenin 31 të Kushtetutës (E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm) dhe nenin 46 (Mbrojtja e Pronës), në lidhje me nenin 1 të Protokollit nr. 1 të KEDNJ-së.
Gjykata vendosi se vendimi i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor i qershorit 2018, i cili e obligonte Komunën të kompensonte pronarët për shpronësim, është res judicata dhe duhej zbatuar.
Gjykata urdhëroi Komunën e Prishtinës që brenda 180 ditësh të zbatojë vendimin për kompensim dhe të raportojë për masat e ndërmarra deri më 26 maj 2026.