Gjykata Kushtetuese pritet shumë shpejt që t’i përgjigjet Presidentit Hashim Thaçi pas ankesës së tij rreth vendimit të Qeverisë për kufizim të lëvizjes së lirë.
Klan Kosova mëson nga burimet e saja se Kushtetuesja sot pritet ta kumtojë nëse vendimi qeveritar ka qenë anti kushtetues ose jo.
Ka qenë Presidenti Thaçi që i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese për interpretim të këtij vendi, duke pretenduar se ai nuk ka qenë kushtetues.