Gjatë gjithë ditës së djeshme kanë vazhduar negociatat në mes të Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK-së për mundësinë e partneritetit me njëra tjetrën në prag të zgjedhjeve të 11 qershorit.
Ndërkohë, gjatë ditës së djeshme, nuk është arritur asgjë.
Pati informacione të ndryshme, deri të mundësia e ndarjes së posteve, në rast se do të ndodhte një koalicion i tillë.
Kushti final i Vetëvendosjes është që LDK-ja t’i bashkohet listës së kësaj partie dhe të pranojë kandidimin e Albin Kurtit për kryeministër, shkruan portali “Periskopi”, i njohur si i afërt dhe me burime të mira nga Vetëvendosje.
Mësohet se kjo është oferta finale e Vetëvendosjes për LDK-në dhe karshi kësaj kërkese nuk ka tërheqje.
Vetëvendosje dje ka njoftuar pas mbledhjes së Kryesisë se LDK-ja ka qenë ajo që ka kërkuar takime me të për të diskutuar mundësitë e koalicionit.