Kushti i Francës për liberalizim, Gjinovci del me propozim për Qeverinë

Prishtinë | 13 Tet 2022 | 17:39 | Nga Ekonomia Online

Rron Gjinovci ka thënë se pas kushtit që Franca ka vendosur ndaj Kosovës për liberalizimin e vizave, Qeveria duhet të ndërpres bashkëpunimin me këtë vend.

Ai ka shtuar se Qeveria duhet të dërgojë FSK-në në veri dhe të ndërpres dialogun me Serbinë.

“Kushti i Francës e bon t’pamundshëm liberalizimin për ni kohë t’gjatë. Me pasë këtu dinjitet, Qeveria ndërpren çdo bashkëpunim me Francën fillimisht, ia përcjell ambasadorin në aeroport, mandej ndërpren diskutimet me BE-në, i ndërpren negociatat me Serbinë, e çon FSK-në në veri, porositë armë me ato 600 milion që janë mbledhë edhe deklaron: u kall loja!”, shkruan ai.

Të ngjashme