Kushtrim Bajraktaraj ka arritur një sukses të ri në arenën evropiane të bodybuildingut.
Kampioni i shumëfishtë kosovar ka fituar medaljen e argjendtë në kategorinë deri në 80 kg në Kampionatin evropian IFBB 2019, në Spanjë, transmeton lajmi.net.
Në një konkurrencë mjaft të fortë me numër të madh garuesish, Bajraktaraj arriti që të fitojë medaljen e argjendtë, për një tjetër sukses të madh në karrierën e tij dhe bodybuildingun kosovar.
Më herët gjatë këtij viti Bajraktaraj kishte fituar medalje edhe në ‘Santoja Cup’ ku kishte garuar në kategorinë -85 kilogramë.
Në atë kompeticion, Kushtrimi kishte fituar medaljen e bronztë.