Autoritetet në Kuvajt kanë bërë të ditur se kanë identifikuar disa dronë të konsideruar si “armiqësorë” në hapësirën e tyre ajrore.
Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes, kolonel Saud Abdulaziz al Atwan, deklaroi se autoritetet kanë reaguar sipas procedurave të përcaktuara, pa dhënë detaje të mëtejshme mbi natyrën e incidentit apo origjinën e dronëve.
Ende nuk dihet se nga kanë ardhur pajisjet fluturuese, ndërsa hetimet dhe verifikimet vazhdojnë.
Ky zhvillim vjen pas një tjetër incidenti të ngjashëm në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku autoritetet raportuan ndërhyrje ndaj kërcënimeve me raketa dhe dronë që, sipas tyre, kishin origjinë nga Irani. /Panorama