Kuvendi i Kosovës me 62 vota të deputetëve të pozitës ka votuar në lexim të parë Projektligjin për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2018.
Nga 91 deputetët sa ishin të pranishëm në sallë, votuan 64, nga të cilët vetëm dy abstenuan.
Deputetët e LDK-së dhe VV-së nuk morën pjesë në votim.
Ish-avokati i Popullit, tani deputet nga radhët e Vetëvendosjes, Sami Kurteshi, e ka shfrytëzuar foltoren e Kuvendit të Kosovës Ditën Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut të bëjë thirrje për lirimin e “të burgosurve politikë” të VV-së.