Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sot në orën 10:00, për të vazhduar seancën e djeshme.
Në rend dite është edhe debati parlamentar në lidhje me mos liberalizimin e vizave nga BE-ja për Kosovën dhe propozim rezoluta për adresimin e rritjes së çmimeve.
Në seancën e djeshme u ratifikua Marrëveshje me MCC’në. Pro ratifikimit votuan të gjithë deputetët që ishin në sallë.
Këto janë pikat e tjera:
Votimi i Propozim-rezolutës për adresimin e rritjes së çmimeve,
Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë për Informim dhe Privatësi për vitin 2021,
Shqyrtimi i Raportit vjetor të Ndërmarrjes Publike Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut – KOSTT Sh.a. për vitin 2021,
Shqyrtimi i Vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës nr. 12/84, datë 22 qershor 2022 për hartimin e Planit Hapësinor të Kosovës,
Shqyrtimi i Vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës nr. 13/84, datë 22 qershor 2022 për hartimin e Planit Hapësinor për Parkun Kombëtar “Sharri”,
Ratifikimi i anëtarit të Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë Kosovare të Akreditimit,
Debat parlamentar në lidhje me mos liberalizimin e vizave nga BE-ja për Kosovën.
Vendi: Kuvendi i Kosovës
Koha: 10:00