Kuvendi i Kosovës ka dështuar të ratifikojë tri marrëveshje ndërkombëtare në seancën e sotme, në mungesë të kuorumit. Kësisoj, seanca e sotme është ndërprerë si shkak i kuorumit, raporton Ekonomia Online.
Projektligji i parë që u hodh në votim ishte ai për për ratifikimin e Marrëveshjes së financimit, për programin e parë për “Financimin e politikave zhvillimore për efektivitetin fiskal, konkurrueshmërinë dhe rritjen e gjelbër”, në mes të Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim,