Kuvendi e shënon solemnisht Ditën e Çlirimit

Prishtinë | 11 Qer 2024 | 16:51 | Nga Ekonomia Online

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet nesër në një seancë solemne.

Seanca do ta ketë vetëm një pikë të rendit të ditës: “Shënimi i 25 -Vjetorit të Ditës së Çlirimit”.

Siç njofton Drejtoria për media dhe marrëdhënie me publikun, seanca do të nis në orën 10:00.

12 qershori shënon Ditën e Çlirimit të Kosovës, pas përfundimit të fushatës ajrore kundër caqeve serbe.

Nesër ndërkaq shënohet 25 vjetori i Çlirimit

Të ngjashme