Kuvendi: E shoqëruara nga Policia e Kosovës është zyrtare e administratës

Prishtinë | 03 Shk 2020 | 16:50 | Nga Ekonomia Online

Kuvendi i Republikës së Kosovës përmes një komunikate për media kanë sqaruar tollovinë  e krijuar sot para objektit të Kuvendit ku një femër është shoqëruar nga Policia e Kosovës.

Nga Kuvendi kanë konfirmuar se e shoqëruara në polici është zyrtare e administratës , ndërkohë kanë specifikuar se ajo vetëm në cilësi të të dëmtuarës është përcjellë nga makina e policisë.

“Dëshirojmë të bëjmë me dije se gruaja për të cilën raportohet, është zyrtare e administratës së Kuvendit, e cila nuk është arrestuar, por në cilësi të të dëmtuarës (rast familjar), është përcjellë me automjete të policisë për në stacionin policor”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme