Me 61 vota për asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi i Kosovës ka miratuar Projektligjit për menaxhimin e resurseve ujore, raporton Ekonomia Online.
Prezantimin e bëri Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, i cili tha se mbulon mangësitë e ligjit aktual.
“Duke miratuar këtë Projektligj, mundëson arritjen e objektivave themelore rreth menaxhimin e resurseve ujore siç janë mbrojtja e ujërave, mbrojtja nga dëmtimet mbi tokë”.
“Përmes projektligjit, adresojmë mangësitë e ligjit aktual në veçanti kur flitet për rolin dhe statusin e tyre”, tha Bislimi.
Ndërsa votimi i Projekt-rezolutës për adresimin e gjetjeve të Raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit-DASh, nuk u votua pasi 58 deputetë abstenuan.