Jozefina Topalli i është bashkuar Kuvendit Kombëtar të PD-së të organizuar nga Komisioni i Rithemelimit.
“Ne duhet ti rikthehemi vlerave dhe mbi të gjitha me ju rikthy pushtetit moral. Opozita duhet të ishte pushteti moral. Ka marrë fund koha kur ajo ishte e rreme, sot PD mund të kthehet te vetja e saj. Mund ta bëjë. Nuk është hera e parë që gjendet në vështirësi. Unë besoj”.
Rikthim më aktiv në politikë?
“Mund të them, edhe pa qenë deputete në krye të PD, njeriu duhet të gjejë forcë për të thënë të vërtetat e tij. Ne jemi në një kohë që duhet të bëjmë beteja të vërteta. E rëndësishëm është që bashkimi të bëhet mbi vlera”, tha Topalli.