Kuvendi i Kosovës ka emëruar bordin e Autoritetit të Konkurrencës së Konkurrencës AKK-së.
Ky bord do të përbëhet nga Neime Binaku-Isufi, kryetare, Kaltrina Sela, nënkryetare, Violeta Blakaj Spaçi, Beism Stublla, Nafie Nosdautaj – anëtarë.
63 deputetë votuan pro këtij bordi, ndërkaq ishte edhe një asbtenim.
Opozita nuk ka votuar pasi ka pasur vërejte për emrat në këtë bord.
Që nga 9 qershori 2021, AKK-ja ishte pa konkurrencë.
Tash ky institucion do ta ketë bordin dhe ligjërisht i lejohet të ndëshkojë kompanitë që kurdisin çmime.