Buxheti i Komuëns së Prishtinës do të jetë 105 milionë euro për vitin 2023.
Këtë e ka kumtuar nënkryetari i kryeqytetit, Alban Zogaj, menjëherë pasi u votua në Kuvendin Komunal.
E prej këtij buxheti 40 milionë do të shkojnë për investime kapitale.
“Sot votuam Buxhetin e Komunes se Prishtines per vitin 2023! Buxhet ne vlere prej 105 mil. EUR, ku mbi 40 mil EUR jane te ndara per investime kapitale. Urime qytetareve te Prishtines”, ka shkruar Zogaj në Twitter.