Gjatë ditës së sotme, udhëhequr nga Kryesuesi, Daut Azemi, Kuvendi i Komunës së Lipjanit ka zhvilluar punimet e mbledhjes së 20-të me radhë, në të cilën me shumicë votash u aprovuan të gjitha pikat e rendit të ditës.
Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, nënkryetari Diamant Bytyqi gjatë kësaj seance kanë dhënë sqarime rreth çështjeve të ndryshme që kanë ngritur anëtarët e Kuvendit të Komunës.
Gjatë punimeve të kësaj seance është miratuar:
-Propozim Vendim mbi aprovimin e Kornizës Afatmesme Buxhetore për vitet 2024-2026
– Propozim Vendim për miratimin e Planit Komunal për riintegrimin e qëndrueshëm të personave të riatdhesuar dhe integrimin e të huajve në Komunën e Lipjanit 2023-2025.
– Propozim Vendim për ndarjen e mjeteve financiare Organizatës “HELP”
– Propozim Vendim për ndarjen e mjeteve financiare për qendrën për mbrojtjen e viktimave të dhunës familare dhe dhunës gjinore.
– Propozim Vendim për pezullimin e përkohshëm të zbatimit të Rregullores për orarin e punës së veprimtarive ekonomike Nr.15-330/02-22376 të datës 28.04.2023.
-Propozim Rregullore për transportin e udhëtareve me automjete taksi (Rishqyrtim).
Po ashtu Kuvendi ka miratuar edhe dy pika shtesë të propozuara nga Ekzekutivi:
Vendim për Anulimin e Vendimi 15NR.353/01-27907 i datës 31.05.2023 për caktimin e lokacionit për fushën sportive në zonën kadastrale Babush i Muhaxherëve i miratuar në mbledhjen e Kuvendit të mbajtur me datë 31.05.2023 dhe
Vendim për Anulimin e Vendimit 15NR.353/01-27908 i datës 31.05.2023, për caktimin e lokacionit për vendosjen e Memorialit të UÇK-së në zonën kadastrale Qylagë.