Kuvendi i Kosovës ka nisur sot përpjekjen e 24-të për ta konstituuar legjislaturën e nëntë, të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit. Seanca konstituive po vazhdon nën drejtimin e kryesuesit të përkohshëm, Avni Dehari, raporton Ekonomia Online.
Pavarësisht përpjekjeve të deritashme, deputetët nuk kanë arritur të bien dakord për formimin e komisionit që do të mbikëqyrte votimin e fshehtë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.
Propozimi për këtë formë votimi u bë më 1 maj nga Dehari, pas disa raundesh të pasuksesshme ku kandidatja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, nuk arriti të sigurojë shumicën e nevojshme të votave.
Në seancën e kaluar, më 29 maj, deputetët e refuzuan për të 15-tën herë formimin e komisionit, duke zgjatur më tej krizën institucionale.