Kuvendi i Kosovës vazhdoi seancën konstituive

Prishtinë | 15 Pri 2025 | 12:02 | Nga Ekonomia Online

Kuvendi i Kosovës vazhdoi seancën konstituive, raporton Ekonomia Online.

Më parë kishte një pauzë 15-minutëshe, që u bë pas nisjes së seancës, pjesë në të cilën për formimin e Komisionit për verifikim e mandateve. Ky komision mori mbështetjen e të gjithë deputetëve të pranishëm, gjithsej 119.

Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar Artan Abrashin. Partia Demokratike ka propozuar deputetin Përparim Gruda. Lidhja Demokratike e ka propozuar Armend Zemajn. Lista Serbe e ka propozuar Branisllav Nikoliqin. Koalicioni AAK-Nisma ka propozuar Time Kadrijajn. Komunitetet kanë secili përfaqësues.

Të ngjashme