Kuvendi i Shqipërisë me deklaratë pas aktgjykimit në Hagë: Nuk mund të barazohet agresori me viktimën

Prishtinë | 17 Sht 2026 | 15:23 | Nga Ekonomia Online

Kuvendi i Shqipërisë ka dal me një deklaratë pas aktgjykimit dënues në Hagë prej 81 vjetësh burgim ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Leximin e kësaj deklarate e ka bërë kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi.

Në deklaratë thuhet se një aktgjykim i tillë nuk mund ta rishkruajë histroinë e një populli të tërë dhe ta barazojë viktimën me agresorin.  

“Një aktgjykim s’mund të rishkruajë historinë e një populli dhe të zhvlerësojë karakterin dhe të barazojë agresorin me viktimën. Kuvendi shpreh shqetësimin për standardet e dyfishta. Nderimet publike që u rezervohen personave të dënuar për krime lufte cenojnë nderimin e viktimave. Kuvendi qëndron kundër çdo përpjekjeje të Rusisë dhe Serbisë për të relativizuar krimet e Millosheviçit dhe delegjitimuar luftën çlirimtare.”, thuhet në deklaratë.

Aty thuhet se Kuvendi i Shqipërisë qëndron në solidaritet me Kosovën, popullin dhe pranë ish-krerëve të UÇK-së.

“E palëkundur mbetet e vërteta historike. UÇK luftoi për lirinë dhe çlirimin e Kosovës. Kuvendi pret që mjetet juridike dhe shkallët e procesit të ndiqen deri në fund. Kuvendi i Shqipërisë angazhohet që në forumet ndërkombëtare të dënojë krimet e Millosheviçit, përfshirë krimet gjenocidiale dhe seksuale gjatë luftës, vendosjen e përgjegjësisë dhe garantimin e drejtësisë për viktimat”, thuhet në deklaratën e lexuar nga Niko Peleshi.

Të ngjashme