Kuvendi i Shqipërisë rrëzon propozimin e dhënies së 50 milionë eurove ndihmë ushtarake Kosovës

Prishtinë | 08 Shk 2024 | 11:43 | Nga Ekonomia Online

Seanca plenare e ditës së sotme në Kuvendin e Shqipërisë ka zgjatur vetëm 21 minuta, pasi opozita me zhurmues në sallë bllokoi sërish punimet.

Kuvendi ka votuar kundër amendamentit të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha për sigurinë kombëtare dhe rialokimin e 50 mln euro si ndihmë ushtarake për Kosovën.

Menjëherë pas kësaj Lulzim Basha u largua së bashku me deputetët e tjerë, raporton Shqip.com.

Ndërkohë, teksa sot pritej të votohej ligji për kthimin e basteve online, me kërkesë të PS u ndërrua rendi i ditës dhe votimi u shty.

Të ngjashme