Kuvendi i Shqipërisë shpall Iranin shtet sponsor të terrorizmit

Prishtinë | 17 Mar 2026 | 12:25 | Nga Ekonomia Online

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 79 vota pro rezolutën për shpalljen e Iranit shtet sponsor të terrorizmit.

Gjatë votimit pati vetëm një abstenim dhe asnjë votë kundër.

Opozita, ndërkaq nuk mori pjesë në seancë pas vendimit për bojkot.

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla gjatë fjalës së tij në seancë u shpreh se terrorizmi nuk është vetëm akt dhune por minim i rendit demokratik.

Ai theksoi se Shqipëria mbetet një shtet i lëkundur në këtë luftë dhe anën e shtetit të së drejtës.

“Lufta ndaj terrorizmit, është betejë për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit ndërkombëtar. Shqipëria mbetet një shtet i qartë dhe i pa lëkundur në këtë luftë duke zgjedhur anën e shtetit të së drejtës. Sulmi i rëndë i vitit 2022 ndaj institucioneve të Republikës së Shqipërisë, ishte një nga episodet agresive ndaj një shteti sovran. Tentoi të dëmtonte funksionimin e institucioneve”, ka deklaruar Balla.

Pak ditë më parë, sipas tij, Kuvendi i Shqipërisë ishte shënjestër e një sulmi të ri kibernetik.

“Këto janë akte të mirëfillta armiqësore. Rezoluta për të cilën ftohemi ta diskutojmë synojnë të adresojë këtë realitet. Synojmë të dënojmë në mënyrë të qartë çdo formë të mbështetjes së agresionit. Të shpallim Gardën Revolucionare të Iranit, organizatë terroriste”, u shpreh se Balla.

Të ngjashme