Kuvendi i Komunës së Vushtrrisë, në mbledhjen e rregullat sipas orarit të aprovuar më parë, duke reaguar ndaj deklarimeve në Kuvend të Komunës të Asamblistit të PDK-së LorikMaxhuni, i cili bëri thirrje për gjyq publik ndaj Kryetarit të Komunës dhe Drejtorëve Komunal, me qëllim të ruajtjes së harmonisë politike, etnike e fetare, aprovoi një Rezolutë kundër gjuhës së dhunës, të urrejtjes e mosdurimit, e ku theksohet që:
- Harmonia politike e ndërfetare dhe etnike në Qytetin më të vjetër të Kosovës në Vushtrri është vlera më themelore qytetare që e kemi trashëgim e që duhet ta kultivojmë e ta ruajmë.
- Kuvendi i Komunës së Vushtrrisë distancohet nga gjuha politike e subjekteve apo individëve që përmes deklarimeve publike bëjnë thirrje për dhunë politike e gjyqe publike të zyrtarëve publik komunal.
- Gjuha e cila nxitë dhunën politike apo çfarëdo lloj mosdurimi politik fetar e etnik është e papranueshme për Kuvendin e Komunës dhe për qytetin e Vushtrrisë.
- Cilido pretendim për keqpërdorim të pozitës zyrtare apo të autoritetit duhet të adresohet në organet kompetente ligjvënëse.
Bëhet e ditur se rezoluta është përkrahur nga të gjitha grupet politike në Kuvendin e Komunës (LDK, VV, AKR, AAK, LB, NISMA, PD) përveç Grupit të Asambleistëve të PDK-së.