Kuvendi ka kohë që nuk është funksional, vetëm pagat jepen me rregull

Prishtinë | 31 Kor 2024 | 12:18 | Nga Ismet Kryeziu

Politikanët, po thonë se zgjedhjet e parakohshme mund të mbahen nëse kuvendi vetëshpërndahet, ose dorëhiqet kryeministri!? Kjo e dyta, duket se ka pak gjasa të ndodhë.

Megjithatë, nëse funksionaliteti i kuvendit matet vetëm me marrjen e pagave në kohë të rregullt, mund të konstatohet se ai ende është funksional. Por në realitet, kuvendi ka kohë që duket se është “shpërndarë” në mënyrë të heshtur, pa ndonjë procedurë formale votimi. Kuvendi nuk mban mbledhje të rregullta, nuk ka kuorum të mjaftueshëm për vendimmarrje, nuk voton ligjet që janë në agjendën legjislative dhe nuk mbikëqyr punën e qeverisë.

Pra, pavarësisht se ekziston formalisht, kuvendi në fakt është jofunksional dhe nuk po përmbush përgjegjësitë e tij kushtetuese.

Të ngjashme