Ka përfunduar seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga 42 deputetët për çështjen e kompensimit e orëve të humbura në arsim
Shefi i Grupit Parlamentar të Nismës, Bilall Sherifi, ka prezantuar rezolutën e deputetëve iniciues për seancën e sotme e cila fton SBAShK-un që gjatë kësaj jave të gjejë mënyrën për kompensimin e orëve të humbura, raporton Ekonomia Online.
“Nuk e kam keqpërdor faktin që ju kam ftuar në këtë ide që të bëjmë një seancë të jashtëzakonshme.
“Kuvendi i Kosovës përmes rezolutës të sjell tani në kuvend kërkon nga SBAShK që urgjentisht të gjejë mënyrën të kompensojë orët e humbura gjatë këtij viti”.
“Kërkojmë nga akterët e përfshirë që të gjejnë mënyrën që kjo javë të jetë javë e zgjidhjes së këtij problemi”.
Edhe pse ishte caktuar që nga ora 14:00 Kuvendi të fillojë me seancën e dytë të jashtëzakonshme për lojërat e fatit në mungesë të kuorumit, ajo u shty për në ora 16:00.