Kuvendi këtë javë mban tri seanca plenare

Prishtinë | 27 Nën 2023 | 12:41 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i VV-së Armend Muja pas mbledhjes së Kryesisë ka thënë se gjatë kësaj jave do të mbahen tri seanca plenare, raporton Ekonomia Online.

Sipas tij, Serbia mbetet sfida kryesore drejt normalizimit dhe se Kosova është e gatshme që të kontribuoj në emër të paqes dhe integrimit evropian.

“Kemi dakrodim që të enjten të mbahen dy seanca dhe të premten një seancë për pyetje parlamentare. Të etjen në seancë e dytë do të votohen marrëveshjet ndërkombëtare”, tha ai .

“Sfidat kryesore në procesin normalizimit është Serbia. Kosova është e gatshme që të kontribuoj në emër të paqes dhe integrimit evropian”, tha ai.

Të ngjashme