Kuvendi Komunal i Prishtinës thirr mbledhjen inauguruese më 9 dhjetor

Prishtinë | 01 Dhj 2025 | 18:11 | Nga Ekonomia Online

Kuvendi Komunal i Prishtinës do të mbajë mbledhjen inauguruese më 9 dhjetor, me fillim nga ora 10:00.

Në rend dite janë: Betimi i anëtarëve të Kuvendit të Kryeqyetit; Betimi i Kryetarit të Kryeqytetit; Zgjedhja e Kryesuesit të Kuvendit të Kryeqytetit.

“Ftoheni të merrni pjesë në mbledhjen inauguruese të Kuvendit të Kryeqytetit, e cila do të mbahet më 9 dhjetor 2025. Gjithashtu, ju njoftojmë se me këtë rast do të bëni betimin dhe do të nënshkruani deklaratën solemnte për marrjen e detyrës së anëtarit të Kuvenditt ë Kryeqytetit. Ceremonia fillon në orën 10:00, në sallën e Kuvendit të Komunës së Prishtinës”, thuhet në ftesën e kryetarit Përparim Rama drejtuar asamblistëve të zgjedhjeve.

LDK do të ketë 15 ulëse, PDK 12, VV 12, AAK 5, Lidhja e Prishtinës 1, PSD 1, Nisma Socialdemokrate 1 dhe Partia Guxo 1.

Të ngjashme