Kuvendi konstituohet pa nënkryetarë nga PDK e AAK, Haxhiu mbyll seancën

Prishtinë | 13 Sht 2026 | 10:58 | Nga Ekonomia Online

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka konstatuar të konstituuar Legjislaturën e XI-të të Kuvendit të Kosovës, pas zgjedhjes së nënkryetarëve nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, komunitetit serb dhe komuniteteve joshumicë joserbe, raporton Ekonomia Online.

Gjatë seancës, Haxhiu tha se, pavarësisht thirrjeve të përsëritura drejtuar Partisë Demokratike të Kosovës për të marrë pjesë në seancë, për të tretën herë deputetët e kësaj partie nuk ishin të pranishëm.

Ajo theksoi se, bazuar në vendimin e Gjykatës Kushtetuese, askush nuk mund ta mbajë të bllokuar procesin e konstituimit të Kuvendit.

Të ngjashme