Kuvendi mban dy seanca – Rrustemi për planin franko-gjerman: S’është në fazën për t’u njoftuar Kuvendi

Prishtinë | 14 Nën 2022 | 12:40 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kuvendi i Kosovës do të mbajë dy seanca këtë javë, raporton Ekonomia Online. Te enjten përveç pikave të tjera do të diskutohet edhe buxhetin për vitin tjetër.

Kurse të premten do të diskutohet për gjendjen në veri, ka konfirmuar pas mbledhjes Adnan Rrustemi nga Vetëvendosje.

Përderisa kur u pyet për planin franko-gjerman tha se kjo çështje është në diskutim ndërmjet Qeverise dhe përfaqësueseve ndërkombëtarë dhe se nuk është në fazën e njoftimit për Kuvendin.

 “Kryesia e kuvendit mori vendim që këtë javë të kemi dy seanca. Të enjten seancë plenare dhe të premten. Të enjten do të projektligjin për buxhet. Të premten do të ketë diskutim për gjendjen në shëndetësi”.

“Sa i përket planit franko-gjerman është diskutim mes Qeverisë dhe emisarëve. Nuk është në fazën e njoftimit të Kuvendit”.

Të ngjashme