Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi tha se partia e tij është kategorike që zgjedhjet duhet të mbahet me 17 tetor siç është e paraparë me ligj, raporton Ekonomia Online.
Gashi pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, foli edhe për hapjen e arkivave të UÇK-së, duke kërkuar që me këtë temë të kihet shumë kujdes.
“Çështja e arkivave nuk ka të bëjë me luftën e UCK-së, por duhet një angazhim i ekspertëve për të parë këtë në mënyrë që mos gabohemi”, tha Gashi.
“LDK-ja do të marrë një qëndrim dhe do të marrë pjesë në këtë takim. LDK-ja mendon se zgjedhjet duhet të mbahen dhe jo të shtyhen. Mund të anulohet fushata, por jo zgjedhjet”.
Ai ka bërë të ditur se me 20 shtator do të mbahet seanca e parë për këtë sesion vjeshtor.