Kuvendi i Kosovës me 62 vota për, e ka miratuar Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit Penal të Republikës së Kosovës, raporton Ekonomia Online.
Po ashtu me 64 vota për, është votuar edhe Projektligji për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale.
Vota kundër dhe abstenime për këto projektligje nuk ka pasur.