Kuvendi mobilizohet në mbrojtjen e fëmijëve nga të gjitha format e dhunës

Prishtinë | 14 Sht 2018 | 14:17 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, ka paraqitur para deputetëve projektligjin për mbrojtjen e fëmijëve.

Sipas Reçicës me këtë projektligj do të rregullohen mbrojtja e fëmijëve nga çfarëdo lloj dhune dhe keqpërdorimi, raporton Ekonomia Online.

“Ky është një moment i veçantë sepse ne kemi filluar të merremi  seriozisht me çështje që është dashur të merrem me kohë. Do të avancohen shërbimet për mbrojtjen e fëmijëve. Rregullon mbrojtjen e fëmijëve nga të gjitha format e dhunës, keqpërdorim… Ai do të garantoj përgjegjësinë e prindërve familjes dhe shoqërisë për mbrojtjen e fëmijëve,” është shprehur Reçica.

Sipas tij, është e rëndësishme se ky Projektligj përcakton qartë rolin e institucioneve qendrore dhe lokale.

Me aprovimin e këtij Projektligji do të krijohet mundësi  për ndërtimin e shtëpive mbrojtëse për fëmijët.

 

 

 

Të ngjashme