Kuvendi në seancë të jashtëzakonshme për komunikimet Kusari-Radojçiq

Prishtinë | 10 Tet 2024 | 22:16 | Nga Ekonomia Online

Kuvendi Kosovës, të premten do të mbajë seancë të jashtëzakonshme, ku në rend të ditës është debati parlamentar për komunikimet e kryetares së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila me Milan Radojçiqin.

Opozita ka propozuar rezolutë për hetimin dhe shkarkimin e saj, pasi që të mërkurën u publikua një përgjim në të cilin u dëgjua zëri i Kusari-Lilës tek bisedon me terroristin Radoiçiq.

Ajo këtë publikim e ka quajtur të montuar.

Të ngjashme