Kuvendi shkon në pauzë deri në ora 14:00, pritet të diskutohet për Tribunalin

Prishtinë | 16 Maj 2019 | 11:59 | Nga Emine Shehu

Pas përfundimit të dy pikave të para të rendit të ditës, atë të deklarimeve jashtë rendit, si dhe pyetjeve parlamentare Kuvendi ka shkuar në pauzë deri në orën 14:00.

Në këtë periudhe Kuvendi pritet të procedojë me pikat e mbetura të rendit të ditës që kanë të bëjnë me Tribunalin për krimet e Serbisë në Kosovë.

Këto janë pikat tjera të rendit të ditës:

Shqyrtimi i Propozim-Rezolutës për gjenocidin, krimet kundër njerëzimit dhe krimet e luftës të ish-regjimit shtetëror serb në Kosovë,

Formimi i Komisionit shtetëror për krijimin e Tribunalit për gjenocidin serb në Kosovë,

Vendimi për ndërtimin e Muzeut të Gjenocidit, tek ish – Fabrika e tjegullave,

Vendim për ndërtimin e Memorialit të dëbimit, tek Stacioni hekurudhor i Prishtinës,

Caktimi i Ditës së Gjenocidit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme