Mos heqja e imunitetit të Veljanovskit përplasi ashpër partnerët e koalicionit.
Kryeparlamentari Talat Xhaferi akuzoi deputetin e LSDM-së, Muhamed Zekirin se me sjellje të pahijshme pengoi seancën.
Ky i fundit hodhi poshtë akuzat duke dyshuar për një bashkëpunim të Xhaferit me VMRO-në.
Për të biseduar për zhvillimet e fundit sonte do të mblidhen organet e partisë së kryeministrit, Zoran Zaev.
Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Trajko Veljanovksi, akuzohet si organizator i ngjarjeve të 27 prillit, dy vjet më parë në Kuvend./Alsat M