Kuvendi sot debaton për bisedat e Kusari-Lila me Radoiçiqin

Prishtinë | 11 Tet 2024 | 07:37 | Nga Ekonomia Online

Sot, Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë të jashtëzakonshme.

Në rend të ditës është debati që kanë kërkuar opozita, lidhur me bisedat e shefes se Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila me terroristin Milan Radoiçiq, transmeton Klankosova.tv.

Edhe dje gjatë seancës pati debate lidhur me këtë temë, mirëpo meqë nuk u miratua që të mbahet debati, opozita lëshoi sallën.

Të ngjashme