Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë dy seanca plenare, njëra do të fillojë nga ora 10:00, kurse tjera nga 16:00.
Në njoftimin e lëshuar thuhet se në seancën e parë do të ketë debat parlamentar në lidhje me Raportin e Komisionit Evropian për Kosovën për vitin 2023.
Rendi i ditës për seancën nga ora 10:00:
- Debat parlamentar në lidhje me Raportin e Komisionit Evropian për Kosovën për vitin 2023,
- Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr. 08/L-211 për Verëra,
- Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-241 për vlerësimin strategjik mjedisor,
- Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-242 për performancën energjetike të ndërtesave,
- Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-246 për administrimin e ndërtesave dhe lagjeve të banimit në bashkëpronësi,
- Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-207 për tekstet shkollore,
- Votimi për emërimin e 3 (tre) anëtarëve vendorë të Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë së Kosovës për Akreditim,
- Votimi i rekomandimit të Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit për shkarkimin e z. Agron Beka nga pozita e anëtarit të Këshillit Prokurorial të Kosovës,
- Shqyrtimi i Programit Kombëtar të Shkencës 2023/2028,
- Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Komisionit të Pavarur të Mediave, nga radhët e komuniteteve jo shumicë,
- Propozimi i grupeve parlamentare për emërimin dhe zëvendësimin e anëtarëve në Komisionin Hetimor Parlamentar në lidhje me rastet e dhunës seksuale dhe dhunës në familje në Republikën e Kosovës,
- Emërimi i Komisionit për dhënien e provimit të Jurisprudencës,
- Zgjedhja e tre (3) anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës nga komuniteti shqiptar,
- Zgjedhja e një (1) anëtari të Këshillit Gjyqësor të Kosovës.
Rendi i ditës për seancën nga ora 16:00:
- Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,
- Deklarimet jashtë rendit të ditës,
- Votimi i Projektligjit nr.08/L-234 për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë për programin e financave publike dhe rritjes ekonomike ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Fondit OPEC për Zhvillim Ndërkombëtar,
- Votimi i Projektligjit nr.08/L-236 për ratifikimin e Traktatit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Danimarkës për shfrytëzimin e institucionit korrektues në Gjilan me qëllim të ekzekutimit të dënimeve daneze,
- Votimi i Projektligjit nr.08/L-253 për Aderimin e Republikës së Kosovës në Konventën për Importin e Përkohshëm,
- Votimi i Projektligjit nr.08/L-254 për ratifikimin e Marrëveshjes ndërkombëtare ndërmjet Kosovës nga njëra anë dhe Bashkimit Evropian nga ana tjetër për pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e bashkimit programi i tregut të vetëm,
- Votimi i Projektligjit nr. 08/L-259 për Ratifikimin e Marrëveshjes së Financimit ndërmjet Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për projektin “Projekti për forcimin e qeverisjes digjitale për ofrimin e shërbimeve”,
- Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-238 për Fondin Sovran të Republikës së Kosovës,
- Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-245 për Artin dhe Kulturën,
- Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-261 për mbrojtje nga zjarri,
- Shqyrtimi i Raportit vjetor të Bankës Qendror të Republikës së Kosovës, për vitin 2022.