Kuvendi i Kosovës ka ndërprerë punimet në seancën e sotme, për të vazhduar nesër nga ora 10:00.
Për shqyrtim kanë mbetur edhe tri pika të rendit të ditës:
Shqyrtimi i Rekomandimit të Komisionit funksional për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal për shkarkimin e anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës,
Shqyrtimi i kërkesës së Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis, Planifikim Hapësinor dhe Infrastrukturë për ndryshimin e emërtimit të këtij komisioni.
Zgjedhja e drejtorit të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit.